
Si këmbim Rama pranoi hapjen e një kampi refugjatësh në Lezhë, në të cilin Italia do të strehojë 3 mijë emigrantë çdo muaj. Ajo që mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim, është se çfarë do t’i kërkojë Meloni, Vuçiçit në këmbim të kësaj vizite.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi ditën e sotmen vizitën e saj të parë zyrtare në Serbi, ku u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Vizita e saj vjen në një kohë tepër kritike për Vuçiçin, pasi partia e tij po përballet me zgjedhje të parakohshme, pas protestave masive nga opozita serbe.
Një vizitë e tillë në Beograd është një ‘çokë’ e madhe për Vuçiçin, pozitat e të cilit janë lëkundur ndjeshëm me situatën politike që zien si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Dukshëm Meloni po përpiqet t’i luaj saktë kartat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke u munduar që të mbledh sa më shumë aleatë rreth vetes. Por vlen të theksohet se kjo lloj teknike e Melonit, po kthehet në ‘asin’ nën mëngë të saj. Duke ju dhënë një dorë liderëve në ‘vështirësi’ me takimet dhe prezencën e saj, si lidere e një vendi tepër të rëndësishëm si Italia, ajo po përgatit terren për të implementuar disa nga politikat e saj të cilat kanë dështuar deri më tani.
Një rast i pastër i kësaj teknike është ai i Shqipërisë, ku verën që sapo lamë pas ajo vizitoi jugun e Shqipërisë, vizitë e cila u pompua nga administrata Rama dhe u përdor jashtë mase si publicitet për të rritur turizmin në vend. Si këmbim Rama pranoi hapjen e një kampi refugjatësh në Lezhë, në të cilin Italia do të strehojë 3 mijë emigrantë çdo muaj. Ajo që mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim, është se çfarë do t’i kërkojë Meloni, Vuçiçit në këmbim të kësaj vizite.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Meloni vlerësoi punën e bërë nga Vuçiç në Serbi dhe shtoi se marrëdhënia mes dy vende është tepër e mirë dhe pritet të thellohet edhe më tepër. Ajo shtoi se Italia do të jetë mbështetësja kryesore e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Kam pasur rastin të takohem disa herë me presidentin, por për një kohë të gjatë kemi besuar se ky takim duhet të kishte ndodhur. Marrëdhëniet dypalëshe i kemi zhvilluar edhe më shumë. Ne do të vazhdojmë të jemi ndër vendet e para që mbështesin procesin e zgjerimit, pra bashkimin e Evropës. Ajo që duhet të bëjnë institucionet evropiane është procesi për të garantuar bashkimin e Evropës. Është e rëndësishme për ne që Ballkani Perëndimor t'i bashkohet familjes evropiane. Presidenti e di se mund të llogarisë në mbështetjen tonë, për të përshpejtuar procesin e afrimit me BE-në dhe gjithçka që kërkon KE-ja. Ne do të jemi aty për ju në atë rrugë, është e rëndësishme që të ketë më shumë siguri dhe zhvillim”, tha Meloni.
Gjatë fjalës së saj Meloni përmendi edhe dialogun me Kosovën. Ajo tha se Italia e mbështetet këtë proces, teksa theksoi se palët duhet të realizojnë angazhimet të cilat kanë marrë.
“E di që Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive ndaj dialogut me Kosovën. Italia e mbështet atë proces për realizimin e të gjitha detyrimeve që palët kanë marrë. Ka tema të tjera ku mund të bashkëpunojmë dhe të gjejmë shumë zgjidhje”, tha Meloni.
Ndër të tjera Meloni nuk la pa përmendur dhe çështjen e nxehtë të ditëve të fundit, atë të emigrantëve. Ajo tha se Roma dhe Beogradi kanë të njëjtat pikëpamje për çështjen e migrimit.
“Të shqetësuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Folëm edhe për krizat që ekzistojnë, luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne jemi 360 për qind me Ukrainën dhe duhet të punojmë për të reduktuar përshkallëzimin. Italia avokon edhe në fushën humanitare... Sa i përket Gazës, ne jemi të përfshirë edhe në fushën humanitare, për këtë folëm. E di që mund të shkojmë më tej me një partneritet të përbashkët të frikshëm dhe të përballemi me shumë sfida”, përfundoi Meloni, teksa falënderoi Vuçiçin për mikpritjen.
Ndërsa Vuçiç gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohjen ndaj kryeministres Meloni, për vizitën e saj dhe mbështetjen që i ka dhënë Beogradit. Ai shtoi se kanë biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme si integrimi në BE dhe problemet në rajon.
“Ne konstatuam se Serbia dhe Italia kanë marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike. Me zonjën Meloni kam biseduar edhe për rrugën evropiane të Serbisë. I jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe të vërtetë të Republikës së Italisë, në rrugën evropiane të Serbisë, dhe i jam veçanërisht mirënjohës Gjorgjës, sepse ajo gjithmonë kishte kohë të dëgjonte atë që Serbia kishte për të thënë dhe që nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemet në rajon”, tha Vuçiç, raportoi ‘Novosti’.
Më tej presidenti serb thuri disa elozhe për Melonin dhe stilin e saj të të bërit politikë, teksa e quajti atë një nga talentet e mëdha të politikës botërore.
“Meloni është një nga liderët më të mëdhenj, jo vetëm evropianë, por botërorë, që e dëshmon me çiltërsinë dhe talentin e saj brilant në politikë. Në veçanti, shpreha vlerësimin tim për të gjitha përpjekjet e politikës së jashtme në drejtim të zgjidhjes së krizave në Ballkanin Perëndimor, theksova se Italia i qaset zgjidhjes së problemit objektivisht dhe thelbësisht. Shpresoj se do të kemi një rol edhe më të madh për Italinë në zgjidhjen e problemit”, tha Vuçiç./Pamfleti
Lini një Përgjigje