TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Dhjetor 2023, 16:45

Çmenduri në Nju Jork/ Një 39-vjeçar vret me thikë 4 persona dhe plagos 3 të tjerë; mes tyre dhe 2 policë

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Nju Jork/ Një 39-vjeçar vret me thikë 4

Të paktën katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë dy oficerë policie, pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Queens të Nju Jork-ut.

Efektivët e policisë u lajmëruan për një sulm në lagjen Far Rockaway në orët e para të së dielës, ku gjetën viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri, ndërsa autori ka goditur me thikë dy policë para se njëri prej tyre ta qëllonte për vdekje.

Në një konferencë për shtyp, policia konfirmoi se mori një telefonatë nga një grua e cila tha se kushëriri i saj po vriste anëtarët e familjes së saj.

Dy oficerë u dërguan në adresën e dhënë, ku panë një mashkull, 39 vjeç, që po dilte jashtë godinës. Kur ata u përpoqën të flisnin me të, ky i fundit goditi njërin prej policëve me thikë në qafë dhe gjoks dhe tjetrin në kokë.

Megjithatë njëri nga oficerët ka mundur të nxjerrë armën e tij dhe ka qëlluar të dyshuarin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë viktimat janë katër persona, një vajzë 11-vjeçare, një djal 12-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një burrë rreth të 30-tave, gjithashtu mbeti e plagosur një grua 61-vjeçare.

Autoritetet e identifikuan të dyshuarin si Courtney Gordon, 39 vjeç, i cili kishte një arrestim paraprak për dhunë në familje në Bronx.

Ai ishte duke vizituar anëtarët e familjes së tij në Queens në momentin kur i ka sulmuar. /BBC

nju jork sulm me thikë

Lini një Përgjigje