
Pentagoni ka njoftuar se një anije luftarake amerikane është sulmuar në Detin e Kuq. Gjithashtu Al Jazeera raporton se edhe disa anije të tjera tregtare kanë rënë pre e sulmeve. Mesa duket rinisja e luftës nga Gaza ka përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme.
Pak kohë më parë agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq. Gjithashtu Pentagoni lajmëroi për një sulm tjetër ndaj anijeve nga Huthi Jemen.
Sipas Pentagonit dronët ishin me origjinë nga Jemeni, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme.
Tensionet po rriten edhe më shumë në vendet arabe pas përfundimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. E gjithë bota arabe ka bërë thirrje për në armëpushim dhe palët po punojnë pa pushim për të arritur një marrëveshje, pasi ekziston rritja e përhapjes së konfliktit në rajon.
Lini një Përgjigje