
Një samit i NATO-s i mbajtur në Lituani tregoi se aleanca perëndimore po i kthehet “logjikës së Luftës së Ftohtë”, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Rusisë, duke paralajmëruar se Kremlini është gati t’u përgjigjet kërcënimeve duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme.
Ministria ruse tha se i gjithë samiti do të analizohet dhe më pas Moska do të marrë hapat e nevojshëm për t’ju përgjigjur perëndimit.
“Rezultatet e Samitit të Vilniusit do të analizohen me kujdes. Duke marrë parasysh sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë dhe interesave të Rusisë, ne do të përgjigjemi në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat që kemi në dispozicion”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Përveç vendimeve të marra tashmë, ne do të vazhdojmë të forcojmë organizimin ushtarak dhe sistemin e mbrojtjes së vendit”, shtoi ministria.
Lini një Përgjigje