TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2023, 21:30

“S’jemi kompania e Amazon”, Britania “e ngopur” me ankesat e Ukrainës: Të paktën shprehni mirënjohje ndaj aleatëve

Shkruar nga Pamfleti

“S’jemi kompania e Amazon”, Britania “e ngopur” me

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace i ngopur nga ankesat e presidentit Volodymyr Zelynsky,  tha se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar “nuk janë kompania Amazon” për Kievin, teksa shtoi se aleatët që i ofrojnë ndihmë Kievit duan “mirënjohje” në këmbim dhe jo vetëm ankesa.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka shprehur frustrinimin e tij me ngurrimin e shteteve të NATO-s që t’i ofrojnë shtetit të tij afat për pranim në aleancë.

Shumë aleatë perëndimorë, përshirë SHBA-në dhe Qeverinë britanike, kanë qenë mbështetës të zëshëm të Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar Kievit pajisje ushtarake, që Ukraina të vazhdojë të mbrohet nga forcat ruse.

Wallace, i cili mori pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, tha se disa aleatë që i kanë ofruar mbështetje ushtarake Kievin “duan të shohin mirënjohje”.

Këshilla ime për ukrainasit... ju po kërkoni nga shtetet që t’iu japin armë nga stoqet e tyre. Po, ju po luftoni jo vetëm për vete, por edhe për lirinë tonë. Por, nganjëherë duhet të bindni politikanët në Amerikë. Nganjëherë duhet të bindni politikanët dyshues në shtete të tjera dhe e gjithë kjo ja vlen kur merrni diçka në këmbim dhe po ashtu të përfitojnë diçka. Ky është realiteti”, tha ai.

wallace britania ukraina

Lini një Përgjigje