TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 08:30

Samiti historik për Lindjen e Mesme, Trump pritet në Izrael si hero; Hamasi liron pengjet e para (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Trump do të shkojë më pas në Egjipt, ku udhëheqës nga më shumë se 20 vende, përfshirë Emmanuel Macron të Francës dhe Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, do të bashkohen në një samit mbi të ardhmen e Gazës, raporton CNN.

Samiti historik për Lindjen e Mesme, Trump pritet në Izrael si hero;
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka mbërritur në Izrael. Trump u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu.

Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.

Samiti historik për Lindjen e Mesme, Trump pritet në Izrael si hero;
Trump përshëndet Netanyahun

Në Izael ndodhen edhe vajza e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Air Force One u ul në Tel Aviv pak minuta më parë. Netanyahu priti Trump ndërsa bisedonte me aleatin e presidentit amerikan dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Disa orë para se të nisej për në Izrael dhe Egjipt, Trump deklaroi se lufta në Gaza kishte “mbaruar”.

"Lufta ka mbaruar. A e kuptoni këtë?" u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me konfliktin e Izraelit me Hamasin në Gaza.

Trump do të shkojë më pas në Egjipt, ku udhëheqës nga më shumë se 20 vende, përfshirë Emmanuel Macron të Francës dhe Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, do të bashkohen në një samit mbi të ardhmen e Gazës, raporton CNN.

Kujtohet se "Marrëveshja e Sharm el-Sheikh" synon t'i japë fund konfliktit në Gaza, me presidencën egjiptiane që thekson se objektivat e Samitit janë:

- ndërprerja e armiqësive,
- forcimin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe
- "hapja e një faqeje të re" në sigurinë rajonale.

 

trump pritet në izrael si hero

Lini një Përgjigje