TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2025, 18:11

'Safari i Sarajevës', Vuçiç i ‘frikësuar’ nga hetimi mohon akuzat: S’kam vrarë e as plagosur kurrë askënd!  

Shkruar nga Pamfleti

'Safari i Sarajevës', Vuçiç i

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i frikësuar nga hetimi i hapur ndaj tij, ka mohuar akuzat e bëra nga një gazetar kroat se ai ishte i përfshirë në të ashtuquajturin incident 'safari i Sarajevës', ku përfshiheshin snajperë nga Italia dhe vende të tjera, të cilët dyshohet se udhëtuan në kryeqytetin boshnjak për të qëlluar civilë të paarmatosur si formë argëtimi, përfshirë gra dhe fëmijë, për një shumë të madhe parash gjatë rrethimit të viteve 1990.

Nuk kam vrarë apo plagosur kurrë askënd, as nuk kam bërë ndonjëherë diçka të ngjashme”, u citua të thoshte Vuçiç në media.

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç ka paraqitur një ankesë në zyrën e prokurorit të Milanos, duke pretenduar përfshirjen e Vuçiçit. Sipas provave të supozuara që ai zotëron, Vuçiç, atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake serbe në Sarajevë nga e cila, sipas dëshmitarëve, shtetas të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin dhe vrisnin civilë. Vuçiç i përshkroi akuzat si të turpshme dhe gënjeshtra të hapura.

Lini një Përgjigje