
Rusia ka kryer një sulm me raketa në qytetin verior të Ukrainës, Sumy, pavarësisht faktit se pritet të ulet në tavolinën e bisedimeve me Kievin për të arritur një armëpushim.
Sulmi me raketa ndodhi në një objekt industrial në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, të hënën dëmtoi një zonë banimi, një spital dhe plagosi 28 persona.
Të paktën katër fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, tha kryebashkiaku i Sumy, Artem Kobzar në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai nuk e identifikoi objektin industrial.
"Armiku nisi një sulm me raketa në qendër të qytetit. Disa ndërtesa të larta dhe një shkollë janë dëmtuar. Fëmijët ishin në një strehë", tha guvernatori i rajonit të Sumy, Volodymyr Artiukh në një video të postuar në Telegram dhe të raportuar nga Reuters.
Kremlini tha më herët se pezullimi i sulmeve kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, i rënë dakord në bisedën telefonike Putin-Trump të martën e kaluar, mbetet në fuqi. Sumy, rreth 30 kmnga kufiri rus, si dhe rajoni përreth, është subjekt i sulmeve të vazhdueshme me dron dhe raketa nga Rusia.
Lini një Përgjigje