TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2026, 14:53

Rusia përdori raketat Oreshnik, Medvedev kërcënon sërish Kievin: Do t’iu djegim

Shkruar nga Pamfleti
Rusia përdori raketat Oreshnik, Medvedev kërcënon sërish
Dmitry Medvedev

Një sulm masiv rus ndaj Kievit ishte një përgjigje ndaj sulmit të forcave ukrainase në një shkollë me konvikt në Starobelisk, në të cilin mbetën të vrarë fëmijë, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ish presidenti i Rusisë, tha se Moska nuk duhet të ndalet vetëm te sulmi i sonte, por, siç deklaroi ai, duhet të vazhdojë sulme edhe më të fuqishme ndaj strukturave të qeverisë ukrainase dhe infrastrukturës ushtarake.

Medvedev e quajti sulmin ndaj Starobelskut një akt terrorist dhe akuzoi udhëheqjen ukrainase se me vetëdije kishte provokuar një përgjigje ruse, në mënyrë që më vonë të kërkonte më shumë para dhe armë nga Perëndimi.

Rusia nisi një fushatë masive bombardimi kundër Ukrainës, veçanërisht kryeqytetit të saj, Kievit, gjatë natës së së shtunës deri të dielën. Një raport paraprak tregon se 69 persona u plagosën dhe katër u vranë në kryeqytetin ukrainas dhe rajonin përreth.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte përdorur raketa Oreshnik, me rreze të mesme veprimi dhe të afta për të mbushur armë bërthamore, për të sulmuar Ukrainën në bombardime natën, duke pohuar se kishte synuar vetëm objektiva ushtarake.

Rusia po kërkon të “terrorizojë Ukrainën” përmes “taktikave të frikësimit”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas pas sulmit të djeshëm.

Presidenti francez, së bashku me kancelarin gjermane dhe kreun e qeverisë italiane, denoncuan një "përshkallëzim" të luftës në Europë.

Ndërkohë Forcat Ajrore Ukrainase raportuan se Rusia kishte lëshuar më shumë se 600 dronë dhe 90 raketa kundër territorit ukrainas. Sipas të dhënave paraprake, mbrojtja ajrore neutralizoi 604 objektiva, 55 raketa dhe 549 dronë.

Bombardimet ruse në Kiev gjatë natës shkatërruan edhe studion e kanalit televiziv publik gjerman ARD.

dmitry medvedev rusia përdori raketat oreshnik sulmet në kiev

Lini një Përgjigje