TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2026, 12:10

Sulmet në Kiev, Rusia konfirmon se përdori raketa me kapacitet bërthamor; 83 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ishte brutal,përfshirë shumë raketa balistike dhe 600 dronë, tha Zelensky.

Sulmet në Kiev, Rusia konfirmon se përdori raketa me kapacitet
Sulmet në Kiev, Rusia konfirmon se përdori një raketë Oreshnik

Bombardimet intensive ruse që goditën Kievin plagosën 69 persona, tha kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko në Telegram . "Nga këta, 36 u shtruan në spital ", shtoi ai, ndërsa dy persona u vranë.
Më herët, kryebashkiaku kishte njoftuar se operacionet e shpëtimit po vazhdonin me qëllim gjetjen e njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të dielën se kishte përdorur raketa Oreshnik, me rreze të mesme veprimi dhe të afta për kapacitete bërthamore, për të goditur Ukrainën në bombardimet e natës, duke pohuar se kishte synuar vetëm objektiva ushtarake.

“Në përgjigje të sulmeve terroriste të Ukrainës kundër infrastrukturës civile në territorin rus, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kryen një sulm masiv duke përdorur raketa balistike Oreshnik, raketa ajrore-balistike Iskander, raketa ajrore-balistike hipersonike Kinzhal dhe raketa kruiz Zircon, si dhe dronë”, tha ministria në një deklaratë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më herët gjatë ditës denoncoi një sulm me raketa Oreshnik në Bila Tserkva në rajonin e Kievit.

“Tani e dimë se të paktën 83 persona janë plagosur që nga fillimi i ditës ” , raportoi presidenti ukrainas pas sulmeve masive ruse gjatë natës. 

“Sulmi ishte brutal,përfshirë shumë raketa balistike dhe 600 dronë. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur të rrëzoheshin të gjitha raketat balistike. Shumica e sulmeve u kryen në Kiev ”, deklaroi Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se raketat ruse kishin synuar një infrastrukturë të furnizimit me ujë, i kishin vënë flakën një tregu dhe kishin synuar shkollat. 

"Ai [Vladimir Putin] e nisi 'Oreshnikun' e tij kundër Bila Tserkva-s ", shpjegoi ai.

Hakamrrja e Punit kundër Ukrainës

Sulmi vjen pasi Putin akuzoi Ukrainën për një akt terrorist, duke pretenduar se dronët ukrainas goditën një konvikt kolegji në Starobilsk, një qytet i pushtuar nga Rusia në Luhanskun lindor të premten.

Presidenti rus urdhëroi ministrinë e mbrojtjes të dilte me propozime për një përgjigje hakmarrëse. Sipas Agjencise shtetërore ruse te lajmeve TASS numri i "fëmijëve të vrarë në sulmin me dron ukrainas" ishte rritur në 18, duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencave të Rusisë.

Ushtria e Ukrainës ka hedhur poshtë pretendimin e Putinit dhe ka akuzuar median ruse për qarkullimin e "informacioneve manipuluese" mbi sulmin. Ajo përsëriti se godet "infrastrukturën ushtarake dhe strukturat e përdorura për qëllime ushtarake"

 

sulmet në kiev raketë oreshnik me kapacitet bërthamor

Lini një Përgjigje