Bombardier Challenger 600, me 8 persona në bord, u rrëzua gjatë ngritjes rreth orës 7:45 të mbrëmjes së së dielës.
Shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni privat, të dielën, në një aeroport të shtetit amerikan të Maine.
Avioni dymotorësh i tipit Bombardier Challenger 600 u rrëzua teksa po ngrihej në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it. Pas përplasjes, avioni privat u përfshi nga flakët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ajror, i cili ndodhi në një kohë kur një stuhi e fortë dëbore po godet shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa aeroporti, rreth 200 milje në veri të Bostonit, u mbyll pas rrëzimit.
Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë rastin. NTSB tha se informacionet paraprake tregojnë se aeroplani u rrëzua gjatë nisjes dhe pësoi një zjarr pas rrëzimit, por shtoi se nuk të jepte asnjë deklaratë të mëtejshme derisa të mbërrinin hetuesit.
Qe kur filloi mandatin Trump me 20 janar 2025 jane rrezuar 4 -5 aeroplane dhe helikoptere. E filloj me kembe te quditshme !!!!!. Ky thote se ka shuar 8 luftera, ndersa I ka pasur lufta vete ne SHBA.