Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nuk është rastësi që kërcënimi i fundit i tarifave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Kanadasë vjen pak përpara negociatave për rinovimin e paktit kryesor të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut.
Në një postim në rrjetet sociale fundjavën e kaluar, në të cilin ai e quajti Carney-n "guvernator", Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa 100% për mallrat kanadeze nëse Ottava arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.
Kërcënimi erdhi pas njoftimit të Carney për një marrëveshje paraprake të arritur në Pekin në mesin e janarit.
Sot në Otavë, Carney u pyet se çfarë mendonte lidhur me kërcënimet e fundit të Trump, ai tha se presidenti i SHBA është një “negociator i fortë” dhe se disa nga komentet dhe pozicionimet e presidentit duhen parë në kontekstin më të gjerë të kësaj”.
Carney tha gjithashtu se nuk do t'u përgjigjet çdo postimi ose komenti në mediat sociale të bërë nga presidenti.
Kryeministri ka pohuar se marrëveshja e tij e re me Pekinin për të zgjidhur tensionet tregtare afatgjata mbi automjetet elektrike dhe produktet bujqësore është në përputhje me marrëveshjen tregtare të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën.
Lini një Përgjigje