Aeroplanmbajtësja amerikane USS “Abraham Lincoln” ka mbërritur në Lindjen e Mesme së bashku me grupin e saj detar shoqërues, duke shënuar një përforcim të dukshëm të pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon, në një moment kur tensionet me Iranin janë gjithnjë e më të larta.
Lajmi u bë publik nga Komanda Qendrore e SHBA për Lindjen e Mesme (CENTCOM), e cila theksoi se grupi aeronaval është vendosur për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Pamje të shpërndara tregojnë ekuipazhin e aeroplanmbajtëses duke kryer mirëmbajtje rutinë në Oqeanin Indian më 26 janar, ndërsa anija lundron drejt pozicioneve operacionale në zonën e Gjirit. Prania e USS Abraham Lincoln është interpretuar nga analistët si një mesazh i qartë ndaj Teheranit, ku flitet për mijëra të vdekur gjatë protestave. Trump nuk e ka përjashtur opsionin e sulmit.
Sailors aboard USS Abraham Lincoln (CVN 72) perform routine maintenance as the aircraft carrier sails in the Indian Ocean, Jan. 26. The Abraham Lincoln Carrier Strike Group is currently deployed to the Middle East to promote regional security and stability. pic.twitter.com/dkuN946hce
— U.S. Central Command (@CENTCOM) January 26, 2026
Lini një Përgjigje