TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 18:03

Stuhia vdekjeprurëse goditi SHBA-në, shkon në 17 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia vdekjeprurëse goditi SHBA-në, shkon në 17 numri i

Shkon në 17 numri i viktimave nga stuhia e fuqishme që ka goditur disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa qindra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.

Viktima janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare.

Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët janë mbyllur. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, duke prekur veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të SHBA-së.

Sipas parashikimeve, bora do të nisë të pakësohet gjatë ditë së sotme, por temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NËS) shtrihen nga Teksasi në jug deri në Anglinë e Re në verilindje.

Stuhia ka pasur ndikim edhe në Kanada. Në Toronto, Aeroporti Pearson regjistroi të dielën reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës ndërsa kushtet e motit mbeten të vështira.

Lini një Përgjigje