
Pas Shtëpisë së Bardhë, një reagim për avionin e rrëzuar ku dyshohet se ka mbetur viktimë kreu i grupit mercenar Wagner ka ardhur edhe nga vetë presidenti i SHBA, Joe Biden.
Joe Biden u përball me pyetje nga gazetarët ndërsa largohej nga një seancë stërvitje, por këmbënguli se ai dinte pak për ngjarjet në Rusi deri më tani.
Biden u shpreh se më parë kishte deklaruar se Prigozhin duhet të tregohej i kujdesshëm me ushqimin dhe udhëtimet, duke iu referuar tentativës së dështuar për grusht shteti para dy muajsh.
"Ju mund të mbani mend, kur u pyeta për këtë [Prigozhin] nga ju, thashë se do të kisha kujdes se çfarë pi dhe çfarë ha. Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por unë nuk jam i befasuar”, tha Biden.
Më tej, presidenti amerikan pohoi se "nuk dinte mjaftueshëm" për t'iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme mbi këtë çështje, duke u thënë gazetarëve: "Unë kam qenë duke punuar për një orë e gjysmë".
Lini një Përgjigje