TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 20:38

"Më mirë për ju nëse është gjallë", mercenarët e Wagner kërcënojnë me një marshim të dytë drejt Moskës për vdekjen e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

"Më mirë për ju nëse është gjallë",

Grupi mercenar Wagner ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e kreut të tyre Yevgeny Prigozhin i cili dyshohet se humbi jetën në një aksident me avion në veri të Moskës.

Përmes një deklarate në Telegram, Wagner fajëson zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini për vrasjen e Prigozhin, ndërsa kërcënojnë me një marshim të dytë drejt Moskës nëse lajmi për vdekje e Prigozhin është i vërtetë.

“Ka zëra për vdekjen e kreut të PMC “Wagner” Yevgeny Prigozhin. Ne themi shprehimisht se dyshojmë se zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini kanë bërë përpjekje për ta vrarë atë! Nëse informacioni për vdekjen e Prigozhin konfirmohet – ne organizojmë “Marshimin e Drejtësisë” të dytë në Moskë! Më mirë të jetë gjallë, është në interesin tuaj…”, thuhet në deklaratën e Wagner.

Shefi i Wagner, dyshohet se Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë pasagjerët humbën jetën. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

 

wagner. kerrcenim moske prigozhin

Lini një Përgjigje