
Ende nuk ka asnjë konfirmim që Yevgeny Prigozhin ka vdekur në një aksident ajror në Rusi - por nëse ka, nuk do të jetë surprizë për shumë njerëz.
Por nëse ai nuk ka vdekur, atëherë çfarë kuptimi ka media shtetërore ruse që raporton pretendime të tilla?
Analisti ushtarak Sean Bell thotë se kjo mund të jetë një dredhi për ta lënë shefin e Wagner-it të jetojë i qetë në mërgim.
"Ne prisnim rreth tre muaj që stuhia të qetësohej, përpara se Putini të merrej me problemin Prigozhin, por në fakt jemi dy muaj më pas", thotë ai.
"Kjo mund të ketë qenë një histori e projektuar që Prigozhin të largohet qetësisht dhe të jetojë në mërgim diku, nën një paruke dhe me një shkallë privatësie. Realiteti i ashpër është se shkrimi ka qenë në mur që kur Prigozhin nisi sulmin e tij ndaj Moskës disa muaj më parë. Është e qartë se ishte një gabim... dhe duket se ditët e tij kishin nisur të numëroheshin”, shtoi ai.
Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua, sipas autoriteteve ruse, por kjo nuk do të thotë se ai ka vdekur.
Ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në avion. Dhe ka zëra në internet për një aeroplan të dytë që i përket Prigozhin që ka bërë zig-zake mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit të 'Radarit të Fluturimit'.
Aeroplani i dytë u ul i sigurt në një aeroport biznesi në Moskë. Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplan të dytë, por tani për tani, ne thjesht nuk e dimë.
Do të kalojë pak kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të hetohet dhe të dilet me një konkluzion, raporton "Sky News.
Mister i aksidentit
Të dhënat e gjurmimit në FlightRadar24 - një faqe interneti e njohur për gjurmimin e fluturimeve - nuk tregon se nga ishte nisur avioni.
Ai u shfaq afër Moskës, ku u ngjit në një lartësi prej gati 29,000 ft (8,800 m) përpara se të dhënat të tregonin se ai po binte papritmas, duke përfunduar në 0ft.
Avioni është i regjistruar në Autolex Transport, të cilin qeveria amerikane e ka identifikuar pronë të Yevgeny Prigozhin. Të dhënat e fluturimit të avionit tani janë pjesërisht të paarritshme përmes FlightRadar24.
Ai ka bërë disa udhëtime nga Moska dhe Shën Petersburg në muajt e fundit dhe është fotografuar nga mediat lokale në Bjellorusi.
Destinacioni i avionit është gjithashtu i paqartë nga të dhënat e gjurmimit, por autoritetet ruse kanë thënë se avioni ishte nisur për në Shën Petersburg.
Videoja në vendin e rrëzimit, tregon se avioni përputhet me atë të kreut të Wagner. Në video, shihen katër shifrat e fundit të një numri regjistrimi- 2795. Avioni i Prigozhin është i regjistruar si RA-02795. Po ashtu edhe ngjyra përputhet. E vetmja gjë që nuk dihet është nëse Prigozhin hipi apo jo në atë avion.
Lini një Përgjigje