TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 20:48

Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin, reagon Shtëpia e Bardhë: Askush nuk duhet të habitet

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin, reagon Shtëpia e

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për aksidentin e avionit në Rusi ku dyshohet se ka humbur jetën kreu i grupit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se “askush nuk duhet të habitet” nëse konfirmohen raportet se Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

“Ne i kemi parë raportimet. Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani – me sa duket – në këtë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e këshillit, Adrienne Watson.

 

prigozhin shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje