TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2026, 11:02

Rikthimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rritet sërish çmimi i naftës 

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rritet sërish çmimi i
Foto Ilustrim

Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë reflektuar menjëherë edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ushtruar presion mbi çmimin e naftës.

Në orët e para të së mërkurës, nafta regjistroi rritje me mbi 1%, ndërsa investitorët po ndjekin me shqetësim tensionet e shtuara në rajon. Reagimi i tregjeve erdhi pas raportimeve për sulme amerikane në ishullin iranian Qeshm, si dhe pas lëshimit të raketave dhe dronëve nga Irani në drejtim të Kuvajtit dhe Bahreinit.

Si pasojë, kontratat e naftës Brent u ngjitën me 1.05 dollarë për fuçi, duke arritur në 97.05 dollarë, ndërsa nafta amerikane ëest Texas Intermediate (WTI) u rrit me 1.01 dollarë, duke u tregtuar në nivelin e 94.77 dollarëve për fuçi.

Analistët vlerësojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të sjellë luhatje të reja në tregjet globale të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve. 

rritja e cmimit te naftes lufta ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje