TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2024, 18:58

Rikthehen vdekjet misterioze në Rusi, vdes bankieri shumë afër Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen vdekjet misterioze në Rusi, vdes bankieri shumë afër

Rikthehen vdekjet misterioze në Rusi. Një ish-ministër me lidhje të ngushta financiare me Vladimir Putin, është gjetur dje i vrarë me armë zjarri në rrethana të dyshimta.

Trupi i Konstantin Zavizenov u gjet nga i biri në një shtëpi rurale në Istra pranë Moskës, sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti.

Autoritetet thanë se paraprakisht vdekja e tij konsiderohet si vetëvrasje, por shumë kanë hedhur dyshime mbi këtë version.

Lajmi i vdekjes u shpërnda nga komentatori politik ukrainas Igor Sushko, që dyshonte se Zavizenov kishte vrarë veten.

“Konstantin Zavisenov, ish-ministër Energjie i republikës së vetëshpallur ruse të Luhansk ne lindje te Ukraines, është vrarë në Moskë me plumb në kokë,” shkruante Sushko në rrjetin X, teksa më tej shtonte: “Ai kishte një masë distancomi nga Putin prej mafias së familjes Kovalchuk”, duke iu referuar atij që njihet si “bankieri personal i Putin”, shkruan rrjeti amerikan Neësëeek.

Rrjeti rus Cheka-OGPU në Telegram shkruante se nga 2010 në 2016 Zavizenov ka qenë drejtues i kompanisë financiare Inter RAO, në Moskë.

Vdekja Zavisenov vjen pas një serie ‘vetëvrasjesh ose eliminimesh’ të zyrtarëve të lartë rusë që prej nisjes së luftës në Ukrainë në fillim të 2022.

Lini një Përgjigje