
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka dhënë një deklaratë në një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, pas shpalljes “non-grata” nga Izraeli.
Më herët gjatë ditës së sotme, atij iu ndalua hyrja në Izrael pasi vendi e akuzoi atë se kishte një paragjykim anti-izraelit, me pretekstin se ai nuk iu referua Iranit në një deklaratë për konfliktin e vazhdueshëm dje.
Guterres i tha këshillit se ai "dënon fuqishëm" sulmin iranian ndaj Izraelit dhe kjo duhet të ishte "e qartë" nga deklaratat e tij e mëparshme. Duke folur për situatën në Liban, ai bën thirrje që të "respektohet" sovraniteti i vendit.
“Forcat e Izraelit kanë kryer sulme të pamëshirshme ajrore në të gjithë Libanin, duke përfshirë Bejrutin. Civilët po paguajnë një çmim të tmerrshëm, të cilin unë e dënoj plotësisht. Është absolutisht thelbësore të shmanget një luftë e plotë në Liban, e cila do të kishte pasoja të thella dhe shkatërruese", tha ai.
Lini një Përgjigje