TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2024, 14:54

Nuk ndalet breshëria e raketave në Lindjen e Mesme, Hezbollah sulmon veriun e Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet breshëria e raketave në Lindjen e Mesme, Hezbollah sulmon

Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar rajonin e qytetit verior izraelit Haifa, duke e goditur me raketa të mëdha salvo.

Deri më tani nga Izraeli nuk janë deklaruar lidhur me këto pretendime të grupit militant Hezbollah nga Libani.

Nga ana tjetër mediat izraelite kanë raportuar më herët se janë aktivizuar sirenat, që paralajmërojnë sulmet e mundshme me raketa.

Madje sirenat janë dëgjuar në pjesë të ndryshme në Haifa, si dhe në qytetet tjera përgjatë kufirit me Libanin.

Video të ndryshme amatore shfaqin zjarr në rrugët përgjatë Haifas, si dhe helikopterët e ushtrisë izraelite që po shkrepin predha mbi Hezbollahun në Liban.

lufta lindja e mesme

Lini një Përgjigje