TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2024, 19:48

Rikthehen protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve!

Opozita serbe ka rinisur sërish protestat duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese, ku opozita ka dorëzuar një sërë kërkesash dhe provash që sipas tyre, vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve nga partia e Vuçiçit.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është përpjekja e fundit e opozitës për të anuluar institucionalisht zgjedhjet e zhvilluara së fundmi, të cilat, sipas vëzhguesve të shumtë vendas dhe të huaj, ishin të mbushura me aktivitete të paligjshme.

Rikthehen protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve!

Ndërkohë deputeti opozitar, Srđan Milivojeviç gjatë fjalës së tij në protestën e radhës, deklaroi se ndodhen në luftë me mafien e që vodhi votën dhe se nuk do të dorëzohet derisa të arrihet anulimi i zgjedhjeve.

Ne premtuam se nuk do të dorëzohemi, kjo luftë do të bëhet në tre fronte: para institucioneve, prandaj jemi sot para Gjykatës Kushtetuese, në rrugë sepse institucionet tona nuk po reagojnë dhe përballë institucioneve ndërkombëtare. Ne po luftojmë mafian që vodhi votat. Ne po i themi Gjykatës Kushtetuese t'i japë fund kësaj mosmarrëveshjeje zgjedhore”, tha ai.

Rikthehen protestat në Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve!

Kujtojmë se koalicioni i Serbisë Kundër Dhunës prej javësh kërkon anulimin e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme për shkak të parregullsive. Edhe Parlamenti Evropian ka kërkuar që të niset një hetim për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor. Por nga ana tjetër, Vuçiç ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka akuzuar Perëndimin se po tenton të destabilizojë vendin.

serbi

Lini një Përgjigje