
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dekluar se Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit për të shmangur një Holokaust të ri.
”Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, unë zotohem si Kryeministër i Izraelit: Kurrë më. Izraeli vazhdon të mbrohet kundër Hamasit, një organizatë terroriste gjenocidale”, tha Netanyahu pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë se duhet të marrë masa për të ndaluar gjenocidin në Gaza.
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Netanyahu deklaroi se Hamasi kreu mizori ndaj izraelitëve dhe rrezikon të kryej mizori të tjera.
“Më 7 tetor, Hamasi kreu mizoritë më të këqija kundër popullit hebre që nga Holokausti dhe kërcënon të përsërisë mizori të tjera herë pas here. Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit dhe jo kundër popullit palestinez”, shtoi më tej kryeministri izraelit.
Lini një Përgjigje