
Kremlini ka mohuar se presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Mediat e huaja raportojnë se presidenti po "testonte" nëse Uashingtoni ishte gati të angazhohej në bisedime dhe mund të konsideronte heqjen e kërkesave kryesore për statusin e sigurisë së Ukrainës.
Mediat citojnë dy njerëz të afërt me Kremlinin të kenë thënë se Putin "mund të jetë i gatshëm të marrë në konsideratë statusin neutral të Ukrainës dhe madje përfundimisht të braktisë kundërshtimin ndaj anëtarësimit eventual në NATO - kërcënimi i të cilit ka qenë një justifikim qendror rus për pushtimin".
I pyetur nëse Moska ishte gati të heqë dorë nga kërkesat e saj për neutralitetin dhe NATO-n, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ky është një raport i gabuar.
Sipas tij, nuk korrespondon me realitetin.
Lini një Përgjigje