TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2024, 11:32

Lufta në Gaza, ministria e Shëndetësisë: Situatë katastrofike, 26 mijë viktima prej fillimit të luftës

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, ministria e Shëndetësisë: Situatë

26 mijë njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze, e cila ra ‘në duart’ e Hamasit në vitin 2007, raporton një numër prej 26,083 të vdekur dhe 64,487 të plagosur.

Në 24 orët e fundit, sipas të njëjtave burime, kanë humbur jetën 183 persona dhe kanë mbetur të plagosur 377.

Kujtojmë se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, njoftoi se operacionet kryhen pa anestezi dhe situata në spitale është katastrofike.

"Spitali po funksionon me 10% të kapacitetit të tij. Sallave të operacionit kanë mbetur pa anestezi dhe ilaçe kundër dhimbjeve për pacientët dhe të plagosurit", shtoi Al-Qidra.

Lini një Përgjigje