
Anëtarësimit të Suedisë në NATO i është hapur “drita jeshile”.
Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan nënshkroi sot ratifikimin nga parlamenti.
Pas 20 muajsh vonesë, me këtë firmë të presidentit turk është “pastruar” pengesa më e madhe për zgjerimin e aleancës.
Kjo shënon hapin përfundimtar që pritej nga Stockholmi zyrtar për të vijuar anëtarësimin në NATO.
Sakaq Hungaria mbetet i vetmi shtet që ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë.
Lini një Përgjigje