
Punonjësit të cilën dëshmuan masakrën që ndodhi në një kompani transporti Greqi janë të frikësuar dhe të shokuar nga kjo ngjarje.
Ata kanë përshkruar momentin për mediat greke, kur ish-punonjësi egjiptian i kompanisë hyri në zyrat në rrugën Artemisiou dhe sulmoi “shefat”, siç thonë ata.
Një nga punonjësit tha se ishin në zyrat e tyre dhe dëgjuan të shtëna, por nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Një punonjës i vjetër i kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar prej kohësh, donte të hakmerrej me shefat. Ai u bërtiti të gjithëve që të largoheshin. Ai nuk donte të godiste asnjë prej punëtor. Vetëm shefat. Pra, synonte ata. Ai qëlloi dy shefat dhe një punonjës që iu afruan duke u përpjekur ta qetësonin.
Ai hyri me një karabinë me tytë të shkurtër dhe një revole. Kur hyri në kompani nuk e kishte nxjerrë armën, mbante një thes. Më pas punëtorët tregojnë se ata ishin fshehur poshtë tavolinës deri sa shkoi policia në vendngjarje.
Një tjetër punonjës i kompanisë tha se ishte në katin e parë, gjithçka që ndodhi ishte në katin e dytë. Ai dëgjoi dy të shtënat e para, shkoi në shkallë dhe pa dy punëtore që zbrisnin dhe bërtisnin “është Aris me armë dhe po qëllon!”.
Ai tha se e pa të hynte në kompani pasi ndodhet pranë hyrjes por edhe se i njeh makinën pasi kishin punuar për një kohë të gjatë. Askush nuk e dinte nëse ai ishte pushuar por ishin në dijeni se ai ishte në pension.
Lini një Përgjigje