TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 17:16

Protestat në Beograd s’japin efekt, rrëzohet kërkesa e opozitës për anulimin e zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Protestat në Beograd s’japin efekt, rrëzohet kërkesa e

Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se zgjedhjet u vodhën dhe se pati shumë parregullsi gjatë procesit të votimit, KQZ-ja ka vendosur të mos anulojë rezultatin e tyre.

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi, ka njoftuar ditën e sotme se ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit opozitar "Serbia kundër dhunës" (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Pavarësisht pretendimeve të opozitës serbe se zgjedhjet u vodhën dhe se pati shumë parregullsi gjatë procesit të votimit, KQZ-ja ka vendosur të mos anulojë rezultatin e tyre.

Komisioni i Zgjedhjeve hodhi poshtë pretendimet e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve, pasi siç thanë ata, lista e këtij koalicioni për zgjedhjet në qytetin e Beogradit, nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesa.

Siç tha nënkryetari i KQZ-së, Marko Jankoviç, kërkesa e opozitës, është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili sipas tij nuk ka kopetecës për të trajtuar çështjen.

Jankoviç shtoi se lista kërkon anulimin e të gjitha vendeve nën autoritetin e komisionit, duke u bazuar në faktin se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se të gjitha zgjedhjet ishin të manipuluara.

Ai shtoi se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta rrëzojë atë si të pabazuar dhe se GIK nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Protestat në Beograd s’japin efekt, rrëzohet kërkesa e

Disa anëtarë të KQZ-së propozuan që KQZ-ja të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar nga opozita në komisioni zgjedhor të qytetit të Beogradit dhe se nga konteksti është e qartë se nënkuptohen anulimi vetëm zgjedhjet e qytetit.

Megjithatë, shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan për refuzimin e ankesave të opozitës, sepse mendojnë se propozuesi nuk është i autorizuar për të bërë ankesë. Në vazhdim të seancës, anëtarët e KQZ-së shqyrtojnë ankesat për parregullsi në vende të caktuara zgjedhore.

Kujtojmë se që nga numërimi i votave në Serbi pas zgjedhjeve, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Protestat në Beograd s’japin efekt, rrëzohet kërkesa e

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiç, fushatë negative dhe përhapje të frikës. Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor. Edhe nga SHBA bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë./Pamfleti

serbi kqz-ja

Lini një Përgjigje