
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për rekurset, duke e konsideruar atë si thirrje për inkuizicion politik dhe antireformë në drejtësi.
Sipas tij, dështimin e plotë në implementimin e reformës në drejtësi dhe shkeljen flagrante të të drejtës se qytetareve për drejtësi brenda afateve ligjore, Sadushi propozon ta arnojë me instrumente politike alla komuniste, arbitrare dhe antikushtetuese.
Reagimi i plotë:
Sadushi thirrje per inkuizicion politik dhe antireforme ne drejtesi!
E pabesueshme, por e vërtete!
Në vend të thirrjeve për zbatim rigoroz të ligjeve dhe të Reformës në Drejtësi Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi propozon veprime antikushtetuese dhe antidrejtësi për qytetaret dhe kërkon haptazi të asgjësoje të drejtën për rekurs si dhe dënim të avokateve, të cilët e ushtrojnë në mënyre të ligjshme këtë të drejtë.
Dështimin e plotë në implementimin e reformës në drejtësi dhe shkeljen flagrante të të drejtës së qytetarëve për drejtësi brenda afateve ligjore, Sadushi propozon ta arnojë me instrumenta politike alla komuniste, arbitrare dhe antikushtetuese.
Kjo deklarate është një lajthitje e qëllimshme e Sadushit, dhe sjellje e qartë politike, tërësisht e papranueshme dhe në abuzim të plotë me mandatin e Kryetarit te Gjykatës së Lartë.
Sadushi, duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pranueshmërinë e ankimeve për zvarritje të proceseve, dhe jo të kërkojë gjobitje të avokatëve për paraqitjen e rekurseve.
Këto deklarata mjerisht vetëm sa shtojnë mosbesimin tashme te thelle dhe zhgënjimin e madh të qytetareve tek drejtësia, kur në mënyrë të paimagjinueshme vijnë nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, që duhet të ishte shembull ideal i zbatimit rigoroz dhe pa kompromis te ligjit.
Ky deklarim i Sadushit, shkel haptas disa nene të Kushtetutes si:
Neni 42
“2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.
Neni 43
“Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës”.
Pra te drejten per tju drejtuar nje gjykate me te larte, Sadushi nuk e pengon dot sepse kjo e drejte ka rrugen e saj kushtetuese per te shkuar deri ne Gjykaten Kushtetuese apo edhe ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg.
Kapja e drejtesise nga qeveria eshte nena e te gjithe ketij kaosi paligjshmerie dhe padrejtesie te perditshme kunder qytetareve.
Është e qarte që Reforma në Drejtësi po përjeton ditë shumë te zymta dhe deklarimet e Sadushit janë një prove dhe ogur i keq për te ardhmen e saj dhe shnderrimin e saj ne nje instrument politik ne favor te interesave te qeverise dhe levave te saja te verbera ne drejtesi kunder qytetareve dhe te drejtes kushtetuese te tyre per drejtesi te barabarte, te paanshme, te bazuar vetem ne ligj, ne kohen e duhur dhe profesionale.
Lini një Përgjigje