
Autoritetet turke njoftuan sot se kanë arrestuar 32 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët dyshohen se po përgatisnin sulme kundër sinagogave, kishave dhe ambasadës së Irakut.
Një zyrtar i lartë tha se këta 32 persona u arrestuan gjatë bastisjeve të forcave të sigurisë dhe Shërbimit Informativ Turk (MIT) në nëntë qytete të ndryshme, duke përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.
"Dy nga të dyshuarit kishin shkuar në sinagoga dhe kisha", tha zyrtari, duke iu referuar gjithashtu një personi të tretë që po planifikonte një sulm në ambasadën irakiane.
Sipas këtij burimi, tre të dyshuarit konsiderohen si anëtarë të rëndësishëm të organizatës xhihadiste.
Policia turke javën e kaluar njoftoi një operacion të madh në 32 qytete në të gjithë vendin dhe arrestimin e më shumë se 300 personave për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik.
Lini një Përgjigje