TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 09:38

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, raportohen dëme në gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, raportohen dëme

Në qytetin perëndimor të Lvivit, një ndërtesë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron, tha kreu i qytetit, Andriy Sadovyi, përmes një postimi në Telegram.

Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë. Në Harkiv, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa.

Ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme.

Sadovyi tha se Lvivi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian.

Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi dhe një punishte.

Gjatë natës, Harkivi u sulmua me mbi 10 raketa. Ende nuk ka informacione për viktima si pasojë e sulmeve ruse në këtë qytet. Por, guvernatori Oleh Syniehubov, tha se duhet të verifikohen dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Një valë e dytë e sulmeve ajrore pasoi mëngjesin e së premtes. Sirenat për sulme ajrore u lëshuan në mbarë Ukrainën dhe banorët u udhëzuan që të shkojnë në strehimore.

Kievi dhe qyteti industrial, Dnipro, po ashtu u shënjestruan nga sulmet ruse. Shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë.

Me ndihmën e Perëndimit, Ukraina po mbron veten nga pushtimi i paprovokuar i nisur nga Rusia mbi 22 muaj më parë.

Lini një Përgjigje