TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 15:51

Sulmet në Ukrainë, reagon OKB: Jemi të tronditur, Moska të ndalojë menjëherë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Ukrainë, reagon OKB: Jemi të tronditur, Moska të

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka dënuar ashpër sulmet ruse në Ukrainë dhe i ka kërkuar Moskës që të ndërpresë menjëherë dronët dhe raketat që kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Rusia nisi sulmet duke lënë pas më shumë se 18 viktima dhe duke plagosur më shumë se njëqind, në një nga sulmet më të mëdha ajrore.

"Jam i tronditur nga një valë e re e sulmeve të koordinuara me raketa dhe me dronë nga Federata Ruse në Ukrainë gjatë natës. Sulmet goditën ndërtesat e banimit, një maternitet, shkolla, kopshte, parqe, një stacion metroje dhe një qendër tregtare, si dhe infrastrukturën energjetike.

Sulmet gjithashtu ndërprenë energjinë elektrike në disa rajone, pas dëmtimit të linjave të transmetimit dhe ekipet e shpëtimit kërkonin njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit.

E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon në mënyrë eksplicite sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile, dhe sulmet pa dallim, në çdo rrethanë.

I bëj thirrje përsëri Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë sulmet e saj në Ukrainë dhe të respektojë të gjitha rregullat e së drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me zhvillimin e luftimeve", tha Turk në një deklaratë.

Rusia filloi sulmet në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Lini një Përgjigje