
Të paktën 308 njerëz të strehuar në strehimoret e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA) janë vrarë dhe të paktën nga sulmet izraelite, kështu deklaroi agjencia ndërkombëtare UNRWA të premten në platformën X.
UNRWA gjithashtu vuri në dukje se raportet fillestare tregojnë se më 25 dhjetor, 2 persona të strehuar në Shkollën Përgatitore UNRWA, u vranë dhe 1 tjetër u plagos, si rezultat i një sulmi të drejtpërdrejtë.
Në një deklaratë dërguar CNN të enjten, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u justifikuan, duke thënë se gjatë operacioneve në Rripin e Gazës kundër objektivave terroriste të Hamasit, avionët luftarakë të IAF goditën dy objektiva ngjitur me të cilët ndodheshin operativët e Hamasit më 24 dhjetor 2023.
Sulmet ishin kundër objektivave në kampin e refugjatëve Al-Maghazi . Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, rreth 70 njerëz u vranë nga sulmet.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë pranuar se ka pasur atë që ajo e quan dëm të paqëllimshëm për civilët si rezultat i sulmeve ajrore në Gaza qendrore më 24 dhjetor.
“Përpara se të kryheshin sulmet, u ndërmorën hapa nga IDF për të zbutur dëmet ndaj civilëve të pa përfshirë në zonë. Një hetim paraprak zbuloi se ndërtesa të tjera të vendosura pranë objektivave u goditën gjithashtu gjatë sulmeve, të cilat ka të ngjarë të shkaktojnë dëme të paqëllimshme për civilë të tjerë të papërfshirë”, thuhet në deklaratë.
Lini një Përgjigje