TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 17:07

Vrasja e italianes shtatzënë, menaxheri tregon njohjen me shqiptarin: Na qeraste me birra në fund të ndeshjeve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e italianes shtatzënë, menaxheri tregon njohjen me shqiptarin:

Vrasja e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj vijon të sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj.

Këtë të premte, kur po zhvillohet edhe ceremonia e 27-vjeçares në Katedralen e Castelfranco Veneto, ka reaguar menaxheri i skuadrës së futbollit ku luante Bujari.

Në një intervistë telefonike për “Mattino Cinque News”, tha se ishte i shokuar nga ajo që kishte ndodhur, teksa mohoi të ishte në dijeni për lidhjen e dy të rinjve dhe tregon gjithë periudhën 10 vjeçare të njohjes me Fandajn.

“Është diçka për të cilën nuk mund të japim një shpjegim. Një gjë e madhe që nuk mund ta kuptojmë.  Këtu ka ardhur dhjetë vjet më parë, më pas është larguar për dy, tre vjet se ka shkuar për të punuar në Zvicër.

Shumë herë në fund të ndeshjes ka sjellë rreth dhjetë birra dhe ia ka ofruar skuadrës”, tha ai.

Menaxheri më tej tregoi se kohët e fundit e kishte parë Bujarin më të distancuar dhe më të vetmuar.

Vanessa Ballan në muajin e tretë të shtatzënisë, u vra pasi u godit 8 herë me thikë, ku iu dëmtuan të dyja anët e mushkërisë, ndërsa fatale ishte goditja në zemër. Gjithashtu nga autopsia u konstatua se viktima ishte rrahur para goditjeve me thikë, pasi kishte mavijosje në kokë dhe fytyrë.

vanessa ballan bujar fandaj vrasja e italianes

Lini një Përgjigje