
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland bëri një vizitë të paparalajmëruar sot në Ukrainë për të konfirmuar vendosmërinë e Amerikës për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës.
Ai u ftua në Lviv nga prokurori i përgjithshëm ukrainas për disa takime rreth pushtimit të padrejtë të paprovokuar të Rusisë, ku në fokus ishin krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake të Vladimir Putinit.
“Prokurori i Përgjithshëm mbajti disa takime dhe ripohoi vendosmërinë tonë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në pushtimin e saj të padrejtë dhe të paprovokuar kundër fqinjit të saj sovran”, thanë zyrtarët e departamentit të drejtësisë, teksa shtuan se fluturimi i Prokurorit të përgjithshëm Garland drejt Kievit u mbajt i fshehtë për arsye sigurie
Ndërkohë presidenti, Volodymyr Zelenskyy u takua me ministrin e jashtëm holandez Wopke Hoekstra dhe ministrin e jashtëm të Estonisë Urmas Reinsalu në Kiev.
Ai falënderoi qeverinë holandeze për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës në Hagë, në Telegram.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një gjykate speciale për agresionin rus”, shkroi ai.
Lini një Përgjigje