
Princi Frederik i Nassau, djali i kushëririt të Dukës së Madhe Henri të Luksemburgut, ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare më 1 mars.
Babai i tij, Princi Robert i Luksemburgut, njoftoi lajmin të shtunën përmes një mesazhi në faqen kryesore të faqes së internetit të Fondacionit PolG, i cili u themelua nga Frederik.
Princi Frederik kishte vuajtur nga një sëmundje mitokondriale e lidhur me gjenin POLG që nga lindja, megjithëse u diagnostikua vetëm kur ishte 14 vjeç.
Kjo sëmundje prek në mënyrë progresive organet, duke i privuar ato nga energjia e nevojshme për të funksionuar siç duhet. Princi Frederik ndërroi jetë në Paris.
Fondacioni që ai krijoi mbështet kërkimet për këtë sëmundje, për të cilën aktualisht nuk ka kurë.
Në një mesazh të përzemërt, Princi Robert ka nderuar personalitetin e djalit të tij, duke e përshkruar atë si plot humor dhe vendosmëri.
Pyetja e tij e fundit për mua ishte: 'Babi, je krenar për mua?' Përgjigja ishte shumë e lehtë dhe ai e kishte dëgjuar tashmë kaq shumë herë", tha Princi Robert.
Frederiku e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Zvicër, por kujdesi mjekësor e solli në Paris, ku u zhvendos në një apartament të përshtatshëm për trajtimin e tij.
Lini një Përgjigje