
Lideri bjellorus, Alyaksandër Lukashenka, ka konfirmuar se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.
Ai shtoi se është dhënë “garancia e sigurisë” për Prigozhinin, ashtu siç ishte premtuar nga presidenti rus, Vldimir Putin. Lukashenka tha gjithashtu se Prigozhin do të qëndrojë në Bjellorusi dhe shpenzimet do të paguhen nga Wagner-i.
"Unë shoh që Prigozhin po fluturonte në bordin e këtij aeroplani - po, me të vërtetë ai është në Bjellorusi sot", tha ai.
Lukashenko gjithashtu hodhi poshtë disa ide që qarkullonin në disa media dhe qartësoi se Bjellorusia nuk po ndërton asnjë kamp për grupin Wagner, por shtoi se do t'i strehonte ata nëse duan.
Ndër të tjera tha se nuk ka asnjë arsye për t'u frikësuar nga prania e tyre dhe se autoritetet bjelloruse "do t'i vëzhgojnë me vëmendje".
"Ne u ofruam atyre një nga bazat ushtarake të braktisura. Ajo është e rrethuar me gradh, ne kemi gjithçka, po të duan të ngrenë tendat e tyre", tha Lukashenko.
Ai theksoi se nuk kishte plane për të hapur ndonjë qendër rekrutimi Wagner në Bjellorusi, por shtoi se dëshiron të dëgjojë përvojën e tyre në luftë dhe të mësojë prej tyre.
"Nëse komandantët e tyre vijnë tek ne dhe na ndihmojnë... na tregojnë se çfarë është e rëndësishme tani... kjo është e paçmueshme. Kjo është ajo që ne duhet të marrim nga Wagner", tha Lukashenko gjatë një takimi me ministrin e tij të mbrojtjes, sipas medias shtetërore.
Lini një Përgjigje