
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar edhe njëherë rishikimin e buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian gjatë punës përgatitore përpara Këshillit Evropian të planifikuar për të enjten dhe të premten.
Me anë të një postimi në “Twitter”, ai e cilëso si të papërshtatshme idenë për ti dërguar sërish para Ukrainës kur buxheti i BE-së aktualisht ndodhet në vështirësi. Ai hodhi edhe dyshime mbi mënyrën se si po përdoren këto fonde nga Kievi, për të cilat nuk ka një raport të detajuar se ku dhe si po përdoren.
“Nuk është e pranueshme që Brukseli dëshiron t’i japë 50 miliardë euro ndihmë shtesë Ukrainës, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për përdorimin e fondeve të BE-së të dërguara që nga fillimi i luftës. Brukseli kërkon burime të reja nga shtetet anëtare për të mbuluar deficitin në buxhetin e BE-së për shkak të rritjes së normave të interesit, ndërkohë që vazhdon të mbajë fondet nga Hungaria dhe Polonia nga huamarrja e përbashkët. Kjo është e papranueshme. Në vend që të ndalojë migrimin e paligjshëm, Brukseli dëshiron të shpenzojë miliarda më shumë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Evropë. Krahas gjithë kësaj, Komisioni do të merrte miliarda euro shtesë nga shtetet anëtare për të rritur pagat e burokratëve të Brukselit“, shkruan ai.
Lini një Përgjigje