
Janari do të rikthejë dimrin. Britania e Madhe është mbuluar nga dëbora ditën e sotme, duke regjistruar temperatura të ulëta. Bora ka krijuar probleme të shumta si në qarkullimin e avionëve, ashtu dhe atë rrugor.
Ndërkohë meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë këtu edhe Ballkanin, të veshur me një pelerinë anticiklonike të ftohtë.
Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë. 12 janari parashikohet si dita kur moti i ftohtë do të godasë Evcropën.
Disa aeroporte gjermane ndërprenë orarin e tyre të fluturimeve sot për shkak të reshjeve të borës dhe shiut të ngrirë në Gjermani, kështu që më shumë se 100 fluturime u anuluan.
120 ngritje dhe ulje u anuluan nga rreth 1090 të planifikuara për sot në Frankfurt, aeroporti më i madh gjerman në perëndim të vendit.
Ndërkoha sipas “Gurdian” një stuhi e madhe dimërore shkatërruese përfshiu të dielën qendrën e SHBA-së, duke sjellë me vete një kombinim të frikshëm bore, akull dhe temperatura në rënie.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) lëshoi paralajmërime për stuhi dimërore nga Kansas dhe Misuri, në New Jersey.
Vorbulla polare e ajrit ultra të ftohtë zakonisht qëndron e mbyllur rreth polit verior. Por ndonjëherë ajo arratiset ose shtrihet deri në SHBA, Evropë ose Azi.
Lini një Përgjigje