TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2025, 14:44

"Një grua fantastike"/ Takimi surprizë me Trump, mediat italiane: Meloni kërkon të jetë pikë referimi e SHBA-së në Europë

Shkruar nga Pamfleti
"Një grua fantastike"/ Takimi surprizë me Trump, mediat
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Trump e quajti atë "një grua fantastike që kishte pushtuar Evropën".

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni bëri një vizitë befasuese tek Donald Trump në strehën e tij në Florida të shtunën, ndërsa të liderët evropianë përpiqen të forcojnë lidhjet me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Pamjet e para nga takimi treguan kryeministren Meloni, presidentin Trump dhe në krah të tyre, Senatori i Floridës, Marco Rubio i emëruar Sekretar Shteti nga Trump, Kongresmeni i Floridës, Mike Waltz, i emëruar këshilltar për sigurinë kombëtare, Scott Bessent, i emëruar sekretar i Thesarit, ambasadorja italiane në SHBA, Mariangela Zappia dhe sipërmarrësi nga Teksasi, Tilman Fertitta, emëruar ambasador i SHBA në Itali.

Meloni fluturoi në Palm Beach për të kaluar disa orë me Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar. Trump e quajti atë "një grua fantastike që  kishte pushtuar Evropën".

"Kjo është shumë emocionuese. Unë jam këtu me një grua fantastike, kryeministren e Italisë," i tha Trump turmës në Mar-a-Lago, sipas një raporti mediatik. "Ajo me të vërtetë është shumë e sukseshme në Evropë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Firstpost (@firstpost)

Vizita e paparalajmëruar në Florida erdhi përpara bisedimeve të planifikuara të Melonit me Presidentin Joe Biden këtë javë në Romë, udhëtimi i fundit ndërkombëtar i presidencës së Biden.

Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica.

Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka edhe një tjetër synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

Kjo ka shtuar shpresat e mbështetësve të Melonit se ajo mund të bëhet bashkëbiseduesja kryesore e Trumpit në Evropë, tesksa dy liderët u takuan edhe në Paris muajin e kaluar në rihapjen e Katedrales Notre Dame.

Meloni gjithashtu ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon Musk, miliarderin e teknologjisë që është aleat i ngushtë i Trump.

Në këtë takim nuk u pa miliarderi Elon Musk, por ai mund të ketë luajtur një rol në organizimin e takimit./ Pamfleti

donald trump giorgia meloni

Lini një Përgjigje