TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2025, 13:18

3.9 miliardë paund dhe apartament luksoz, ministres antikorrupsion në Britani i kërkohet dorëheqja

Shkruar nga Pamfleti

3.9 miliardë paund dhe apartament luksoz, ministres antikorrupsion në

Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq është nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi u zbulua mashtrimi për marrjen e një apartamenti në Londër si dhuratë.

The Mail on Sunday e ka pyetur vazhdimisht Siddiq nëse asaj i është dhënë apartamenti me dy dhoma gjumi, tani me vlerë 700,000 £, më hërët në pronësi të një ndërtuesi të lidhur me tezen e saj diktatore nga Bangladeshi.

Ajo ka mohuar se ishte një dhuratë ndërsa ka insistuar se prindërit e saj ia kishin blerë. Ministrja ka kërcënuar edhe MSH-në me veprime ligjore.

Burimet laburiste kanë konfirmuar se apartamenti iu dha asaj si një “akt mirënjohjeje”.

Ministrja 42-vjeçare roli i së cilës është antikorrupsioni në sektorin financiar të Britanisë, është nën hetim në vendlindjen e saj, Bangladesh. Siddiq dhe katër anëtarë të familjes akuzohen për përvetësim të 3.9 miliardë paundëve nga një termocentral bërthamor, sipas Daily Mail.

Mbrëmë, deputetët konservatorë kërkuan që ajo të japë dorëheqjen nga posti i ministres së Thesarit nëse nuk jep shpjegime lidhur me situatën.

Bob Blackman, deputeti konservator tha se Siddiq duhet të sqarojë pozicionin në lidhje me pronën. Nëse nuk e bën, pozita e saj si ministre është e paqëndrueshme.

Ndërsa deputeti Matt Vickers u shpreh se akuzat e kësaj natyre kundër çdo anëtari të qeverisë janë të papranueshme, por janë edhe më të diskutueshme kur ministri është ministri anti-korrupsion i Starmer”.

Ndërsa Ben Obese-Jecty, deputeti konservator tha se ky informacion i ri për Tulip Siddiq është shqetësues.

Lini një Përgjigje