
Marine Le Pen ka dënuar ashpër pezullimin e menjëhershëm të ndihmës nga Donald Trump për Ukrainën, në një kthesë të papritur të retorikës së saj politike brenda spektrit francez.
“Është shumë mizore ndaj ushtarëve ukrainas që po mbrojnë atdhetarisht vendin e tyre”, theksoi kryetarja e Rassemblement Nacional, partisë së ekstremit të djathtë në Francë.
Sipas politikanes, presidenti amerikan duhet t’u japë autoriteteve në Kiev “një kohë të arsyeshme” përpara se të tërheqë mbështetjen.
“Askush nuk mund t’i detyrojë Shtetet e Bashkuara të ruajnë mbështetjen nëse nuk e duan më, por Ukrainës nuk i është dhënë një kohë e arsyeshme për t’u rikthyer”, tha Marine Le Pen.
Ajo theksoi se ky veprim është shumë mizor ndaj ushtarëve ukrainas që po mbrojnë patriotikisht vendin e tyre.
“Brutaliteti i këtij vendimi është i dënueshëm”, u shpreh politikania francez.
Marine Le Pen ka kundërshtuar më herët dërgimin e trupave franceze në Ukrainë, duke theksuar se ideja e trupave të përbashkëta evropiane është “iluzore” dhe se Franca duhet të ketë parasysh interesat e saj kombëtare. Ajo kundërshtoi gjithashtu ndarjen e një “ombrellë bërthamore” me vendet e tjera evropiane.
“Le Figaro” kujton se politikania u kritikua për mbështetjen e politikës së Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Në vitin 2017, ajo vizitoi Kremlinin dhe u takua me Vladimir Putin, të cilin e cilësoi si patriot.
Lini një Përgjigje