
Zelensky i gatshëm të firmosë paktin me SHBA për mineralet...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas vendimit të Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Ai shkruan në X se takimi me Donald Trump javën e kaluar ishte katastrofik dhe "nuk shkoi ashtu siç duhej". Po ashtu sipas tij, “është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë".
Disa ditë pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale, presidenti amerikan urdhëroi një pauzë në mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Por presidenti ukrainas shkruan se do të donte të "përsëriste angazhimin e Ukrainës për paqen", teksa shton se Kievi është "gati të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur".
Ai tha se është gati të nënshkruajë një marrëveshje mbi mineralet dhe sigurinë me SHBA-në "në çdo kohë"..
"Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive të qëndrueshme të sigurisë dhe shpresoj me të vërtetë se do të funksionojë në mënyrë efektive", shtoi ai.
Zelensky theksoi gjithashtu se sa mirënjohës ishin ai dhe ukrainasit për ndihmën e SHBA-së - gjatë takimit ku Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance sulmuan Zelenskyn për atë që ata e perceptuan si mirënjohje të pamjaftueshme për ndihmën ushtarake të SHBA dhe ndihmën tjetër.
Ai tha: "Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndry
Postimi i plotë i Zelenskyt
Dëshiroj të ritheksoj përkushtimin e Ukrainës për paqen.
Askush nga ne nuk dëshiron një luftë të pafund. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen e qëndrueshme. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat.
Ne jemi gati të punojmë shpejt për t'i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi në qiell - ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombave në energji dhe infrastrukturë tjetër civile - dhe armëpushimi në det menjëherë, nëse Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare.
Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins. Ne jemi mirënjohës për këtë.
Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv.
Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive.
Lini një Përgjigje