TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2025, 16:21

Kaosi në Kuvend, Prokuroria serbe nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Prokuroria serbe nis hetimet

Prokuroria Themelore në Beograd ka nisur hetimet pas incidentit të sotëm në Parlamentin serb. Me kërkesë të policisë, po mblidhen informacionet e nevojshme në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.

Prokuroria bën me dije se kërkesa është bërë me qëllim përcaktimin e autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme".

Kuvendi i Serbisë u përfshi nga kaosi kur një deputet i opozitës nuk u lejua të flasë në foltoren e Parlamentit. Deputetë të Qeverisë dhe opozitës u konfliktuan, ndërkohë që në sallë u hodhën fishekzjarre dhe tymuese.

Pavarësisht kaosit dhe përplasjeve, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç vijoi seancën, ndërsa njoftoi se një deputete, e cila u godit nga një bombë tymuese është në gjendje të rrezikshme për jetën. Deputetja Jasmina Obradoviç u transportua drejt spitalit pasi pësoi një goditje në tru.

Lini një Përgjigje