
JD Vance është cilësuar "thellësisht mosrespektues" pasi hodhi poshtë kontributet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në mes të një mosmarrëveshjeje transatlantike që po zhvillohet me shpejtësi midis MB dhe SHBA për ndihmën ndaj Ukrainës.
Politikanët britanikë kanë kërkuar që zëvendëspresidenti i SHBA-së, të kërkojë falje, pasi ai hodhi poshtë ofertën e Sir Keir Starmer për të dislokuar një forcë me trupa britanike dhe franceze për të ruajtur paqen në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
Duke folur për Fox Neës, Vance tha se oferta arrinte në "20,000 trupa nga një vend i rastësishëm që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet".
Vance vazhdoi duke kritikuar propozimin e kryeministrit për një "koalicion të vullnetarëve" të shpallur të dielën për të siguruar Ukrainën dhe për të zbatuar çdo marrëveshje paqeje me Rusinë.
James Cartlidge i cilësoi komentet e Vance si "thellësisht mosrespektuese". Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë treguar gatishmëri për të kontribuar me trupa tokësore, me Kanadanë, Italinë dhe Poloninë si pjesëmarrës të tjerë të mundshëm.
Megjithatë, Starmer ka sqaruar se trupat e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të vendosen pa garanci sigurie nga SHBA.
Sekretari i Mbrojtjes në hije, James Cartlidge, iu përgjigj ashpër Vance, duke theksuar se neni 5 i NATO-s është përdorur vetëm një herë - nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit.
Ai shkroi në X: "Dhe Britania i erdhi në ndihmë duke vendosur 1000 trupa personel në Afganistan, duke përfshirë vëllain tim dhe kolegë të shumtë parlamentarë, të kaluar dhe të tanishëm."
"Është thellësisht mungesë respekti të injorosh një shërbim dhe sakrificë të tillë", tha ai.
Deputetët nga i gjithë spektri politik akuzuan gjithashtu Vance-in për shpërfilljen e qindra trupave britanike që luftuan dhe vdiqën përkrah forcave amerikane në Irak dhe Afganistan.
Ish-ministri i veteranëve Johnny Mercer shkroi në X se "ky klloun [Vance] duhet të kontrollojë pozicionin e tij”.
Deputetja Helen Maguire, një ish-kapitene në Policinë Ushtarake Mbretërore që shërbeu në Irak, dënoi vërejtjet e Vance si fshirje të sakrificave ushtarake britanike.
“JD Vance po fshin nga historia qindra trupa britanike që dhanë jetën në Irak dhe Afganistan”, tha ajo.
Ajo i përshkroi komentet e Vance si "një përpjekje e keqe për të mohuar atë realitet" përpara se t'i kërkonte ambasadorit të Britanisë së Madhe Peter Mandelson që "t'i bënte thirrje Vance të kërkonte falje për këto komente".
Vance kritikoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për shfaqjen e "mosgatishmërisë së qartë për t'u përfshirë në procesin e paqes".
Zëvendëspresidenti sugjeroi që një marrëveshje për mineralet që i jepte aksioneve ekonomike të SHBA-së në Ukrainë do të ofronte mbrojtje më efektive sesa mbështetje ushtarake.
Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, Vance shkroi në X në përgjigje të kritikave: "Kjo është absurde e pandershme.
"Unë as nuk përmend Britaninë e Madhe apo Francën, të cilët të dy kanë luftuar me guxim përkrah SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit dhe më gjerë", tha zv.Presidenti.
Lini një Përgjigje