TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Gusht 2025, 13:47

Pëson goditje në tru teksa po jepte intervistë, ministri serb përfundon pa ndjenja në spital

Shkruar nga Pamfleti

Pëson goditje në tru teksa po jepte intervistë, ministri serb

Ministri Darko Glisic, i cili ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Pink, pësoi një goditje në tru, teksa ndodhej në studion e emisionit.

Gjendja shëndetësore e ministrit serb paraqitet e rëndë, njoftojnë mediat në Serbi.

Ministri i Investimeve Publike Darko Glisic nuk mundi ta përfundonte paraqitjen e tij si i ftuar, kështu që programi u ndërpre.

Sipas mediave të Beogradit, Darko Glisic është dërguar në spital, ku ka mbërritur edhe Presidenti Vučić. Glisic konsiderohet si bashkëpunëtori më besnik dhe më i ngushtë i Presidentit Vučić.

Glisic është president i IO SNS dhe një nga themeluesit e kësaj partie.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lončar duke folur nga Qendra Klinike e Serbisë zbuloi se ministri Glisic është në një gjendje shumë të rëndë.

“ Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv, e sollën pa ndjenja, diagnostikimi është në proces , përfshihet edhe terapia. Çfarë mund të bëjë ilaçi do të bëhet, të gjithë jemi të shqetësuar, presidenti ka qenë atje që nga minuta e parë, e gjithë kjo na ka prekur, por shpresojmë për suksesin e terapisë dhe masat që janë marrë dhe do të merren, ajo që dihet tani është se ai është në një gjendje të rëndë. Ajo që është e rëndësishme është që ai erdhi në kohë nga ngjarja, pra goditja në tru, orët e para janë vendimtare”, tha Lonçar.

Nga raportimet mësohet se operacioni të cilit iu nënshtrua ministri Glisic ka përfunduar dhe se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për gjendjen e tij.

Lini një Përgjigje