TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2026, 11:42

Përplasjet SHBA-BE për Groenlandën, Starmer: Vendimi i takon popullit të ishullit 

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet SHBA-BE për Groenlandën, Starmer: Vendimi i takon
Keir Starmer

Kryeminsitri britanik Kair Starmer, pas javësh me "turbulencave të theksuara”,  foli lidhur me marrëdhëniet SHBA-Mbretëri e Bashkuar.

“Vlerat tona nuk janë improvizuar, ato janë ndërtuar me durim gjatë kohës, dhe mbrojtja e këtyre vlerave ka rëndësi të madhe”, tha Starmer.

Në lidhje me marrëdhënien e Britanisë me SHBA-në, Starmer tha: “Një marrëdhënie e ngushtë me SHBA-në sjell rezultate konkrete në interesin tonë kombëtar, duke siguruar vende pune dhe siguri.”

Ai e theksoi se është në kontakt të përditshëm me të gjithë figurat kyçe në administratën Trump, për të siguruar përfitime të drejtpërdrejta për Britaninë.

Kryeministri britanik foli edhe për sigurinë e Groenlandës, duke theksuar se çdo vendim mbi ishullin i përket popullit të Groenlandës.

“Me hapjen e rrugëve detare dhe intensifikimin e konkurrencës strategjike, pjesa veriore do të kërkojë më shumë vëmendje. Çdo vendim mbi statusin e Groenlandës i përket vetëm popullit të Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës", tha ai.

Për politikën tregtare, Starmer kritikoi ashpër përdorimin e tarifave ndaj aleatëve.

“Përdorimi i tarifave kundër aleatëve është plotësisht i gabuar. Kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur dallimet brenda një aleance.” Ai shtoi gjithashtu se “veprime të tilla dëmtojnë punonjësit britanikë, bizneset dhe ekonominë”, theksoi Starmer. 

Në lidhje me situatën ndërkombëtare, Starmer tha se një luftë tregtare nuk është në interes të askujt. Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për disa nga përpjekjet e Trump-it, veçanërisht për përpjekjet për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një armëpushimi në Gaza.

“Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me SHBA-në, Ukrainën dhe aleatët e tjerë për të bërë presion mbi Putinin, aty ku duhet", u shpreh Starmer.

Në fund, Starmer e përfundoi fjalimin e tij me një apel për të mbrojtur ata që janë më të prekshëm nga pasojat e krizës ekonomike. 

“Ata që kanë më pak fuqi janë ata që e ndjejnë më parë goditjen kur çmimet rriten dhe zinxhirët e furnizimit prishen", tha kryeministri britanik. 

keri starmer perplasja shba-be per groenlanden

Lini një Përgjigje