Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ndërmend ta falë BBC-në pa i marrë një dëmshpërblim të majmë, që i tjetërsoi fjalimin e 6 janarit 2021, pavarësisht ndjesës së medias publike britanike.
“Do i hedhim në gjyq, do kërkojmë dëmshpërblim 1 deri 5 miliardë dollarë, me shumë mundësi javën tjetër.”
Trump duket se nuk e ka marrë parasysh ndjesën që i kërkoi publikisht BBC, pasi siç tha për gazetarët gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Florida, tjetërsoi fjalët e tij duke treguar që është një media që prodhon lajme të rreme. Beson se për këtë, edhe shumë britanikë janë të pakënaqur.
Më herët gjatë kësaj jave, avokatët i vunë si kusht BBC-së që të kërkojë falje, pasi në të kundërt do të përballeshin me gjobë deri 1 miliardë dollarë.
Këtë fundjavë, pritet që Trump të bisedojë në telefon edhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, ku një prej çështjeve kryesore pritet të jetë ky skandal. Këtë javë, disa deputetë i kërkuan Starmerit të përdorë diplomacinë për të bindur Trumpin të mos i kërkojë BBC-së dëmshpërblim, pasi një shumë e tillë mund të zhysë në krizë financat e medias britanike.
Mos i fal asnjë dollar këtyre komunistëve të BBC.