
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike mes depueteve marrëveshjen me qeverinë Rama për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.
Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë. Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë Euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje.
Projekti ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.
Protestat brenda dhe jashtë parlamentit ne qytetin e Cetinjes që i paraprinë miratimit të kësaj marrëveshjeje kishin të bënin me kërkesën e opozitës dhe mbështetësve të saj për largimin nga detyra të kryeparlamentarit pro rus Mandiç.
Pas një përplasjeje mes deputetëve të ZBCG-së dhe deputetit të DPS-së, Oskar Huter, kryeparlamentari Andrija Mandiç mori pesë minuta pushim.
Andrija Mandiç gjatë debatit tha se nuk është i sigurt se ata që protestojnë sot janë nga Cetinja, duke theksuar se ndihet rehat në Cetinje. Hutter tha se pushtetin në Mal të Zi nuk e meritojnë ata që vijnë në Cetinje me furgona, autoambulanca dhe me kordon policor. Ai tha se mënyra se si Mandiç erdhi sot në Prijestonica flet më së miri për të.
Lini një Përgjigje